UEFA cakton gjyqtarin për ndeshjen Barcelona-Napoli

Futboll

UEFA cakton gjyqtarin për ndeshjen Barcelona-Napoli

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 14:07
UEFA cakton gjyqtarin për ndeshjen Barcelona-Napoli

UEFA ka lajmëruar se Çunej Çakir do jetë arbitri kryesor në ndeshjen Barcelona-Napoli në “Camp Nou” me të dy ekipet që kanë histori jo të mira me arbitrin turk.

Çakir ishte arbitri kryesor në humbjen e Barcelonës 4-0 nga Liverpuli në gjysëmfinalet e vjetshme të Ligës së Kampioneve.

Por edhe Napoli nuk ka kujtime të mira me arbitrin turk, pasi Çakir i ra bilbilit në humbjen që Napoli pësoi nga Real Madrid 3-1 në 2017. Napoli ka fituar dy nga gjashtë ndeshje që Çakir ka arbitruar, ndërsa Barcelona ka vetëm një humbje në nëntë arbitrime të turkut.

Bahatin Duran dhe Tarik Ongun do jenë asistenët e Çakir në ndeshjen Barcelona-Napoli, ndërsa arbitër i katërt do jetë Hamit Umut Meler. Në VAR do jenë Mete Kalkavan dhe Ali Palabijik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat