Sulmuesi nga Kosova, Florian Kamberi i bashkohet skuadrës së St. Gallenit.
Edhe klubi St. Gallen konfirmon në faqen e saj përforcimin e ri me futbollistin nga Kosova.
Kamberi ka firmosur tre vjet me nënkampionin e Zvicrës.
"Sulmuesi 25-vjeçar i bashkohet St. Gallenit nga klubi i ligës skoceze Hibernian dhe ka nënshkruar një kontratë trevjeçare deri në verën e vitit 2023.
Palët kanë rënë dakord të mos zbulojnë modalitetet e transferimit. Kamberi ende ka një kontratë me Hibernians deri në vitin 2022. Florian Kamberi filloi karrierën e tij në FC Rapperswil-Jona para se të bashkohej me Grasshoppersin.
Pastaj kaloi përmes Karlsruher për në Hibernian. Kohët e fundit, sulmuesi ka luajtur si huazim për gjysmë sezoni për Glasgow Rangers”, bëhet e ditur nga klubi zviceran. Kamberi është edhe pjesë e kombëtares së Shqipërisë.