Ibra nuk njeh moshë

Futboll

Ibra nuk njeh moshë

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 14:41
Ibra nuk njeh moshë

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, po shijon pushimet e verës së bashku me bashkëshorten e tij, Helena Seger, në një jaht luksoz në afërsi të Francës. Çifti është parë në afërsi të San Tropezit dhe suedezi nuk ka nguruar të bëjë një seancë stërvitore dhe në temperaturat e larta.

Ibra është parë shumë i lumtur në krah të Helenës, ku nuk harroi ta lyente me krem atë.

Ndërkohë për të ardhmen e sulmuesit ka shumë spekulime, ku ende nuk dihet nëse ai do ta vazhdojë sërish aventurën tek kuqezinjtë, transmeton abcnews.

Aktualisht kontrata e Zlatanit me Milanin ka mbaruar, por drejtuesit i kanë ofruar atij një të re ku ka dhe një rritje page për të. 104 mijë paund në javë për Ibrën nuk janë pagë dhe klubi kuqezi po bën gjithçka që ai të qëndrojë të paktën dhe një vit në Milano. Gjithçka pritet të zbulohet në ditët në vijim, ku pritet zyrtarizimi nga klubi kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat