Vllaznia po kthehet?

Futboll

Vllaznia po kthehet?

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 14:47
Vllaznia po kthehet?

Vllaznia ka marrë formë sa i përket sezonit të ardhshëm, teksa ka njohur drejtorin sportiv dhe trajnerin e ri. Por përpos të gjithave, është Alban Xhaferi profili që ngre entuziazmin te shkodranët, pas suksesit që ka treguar në këto vite kontributi në sport.

Premtimi i parë edhe në ekipin e futbollit u realizua, teksa u shpreh se Vllaznia do ta kalonte pa problem fazën e “Play-Out” nëse do të mbërrihej deri në atë pikë. Shkodranët fituan 3-1 ndaj Besëlidhjes, ndërsa për sezonin tjetër kërkojnë që të kthehen në majën e futbollit shqiptar.

“Sporti nga Bajraktari” tregon foton ku Matko Djarmati ka zbritur në fushë së bashku me trajnerin e ri, Tomas Brdariç.

Këta do të jenë personat që do të kenë mbi shpatulla përgjegjësinë për të përmbushur pritshmëritë e një qyteti të dashuruar pas futbollit dhe që kohët e fundit ka lënguar në renditjen e Superiores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat