Jorginho te Juventusi...

Futboll

Jorginho te Juventusi...

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 16:01
Jorginho te Juventusi...

Emri i Jorginho vazhdon të qarkullojë në merkato, po lidhet me Juventusin. Me Pjanic, që tashmë ka zgjedhur Barcelonën si një aventurë të re, nga sezoni i ardhshëm, Sarri po kërkon një përforcim në atë rol.

Mesfushori i Chelsea është joshës. Por, sipas raporteve nga agjenti i lojtarit, Joao Santos, ende nuk ka pasur ndonjë kontakt midis palëve: “Sarri nuk e ka telefonuar kurrë Jorginho vetë për të biseduar për Juventusin. Po flitet për këtë në gazeta, unë e di, por nuk kemi pasur ndonjë kontakt të drejtpërdrejtë me Sarrin apo me drejtorin Paratici, – sqaroi ai për “Radio Kiss Kiss Napoli”.

– Nëse drejtorët, Paratici dhe Marina Granovskaia, gjejnë një marrëveshje, vetëm atëherë mund të flas unë qartë për vlerësimet e çështjes. Ata të dy e kanë në dorë.

Sarri, sikurse dihet, ka një marrëdhënie shumë të mirë me Jorginho, pasi kanë ndarë pesë vite së bashku dhe unë nuk mund të jem hipokrit për ta mohuar këtë. Jorginho ka një kontratë 3-vjeçare me Chelsea, dua ta kujtoj këtë fakt”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat