Katër skuadra shqiptare në Superligën e Maqedonisë dhe një në Mal të Zi

Futboll

Katër skuadra shqiptare në Superligën e Maqedonisë dhe një në Mal të Zi

Nga: Kemajl Goca Më: 6 gusht 2020 Në ora: 16:46
Shkëndija

Në fundjavë do të hapet perdja e edicionit të ri të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Si në kampionatin e kaluar po ashtu edhe në kampionatin e ri do të garojnë katër skuadra shqiptare në Superligë.  

Shkëndija e Tetovës, Shkupi, Renova nga Xhepçishti i Tetovës dhe Struga Trim & Lum garojnë në elitë. 

Secila prej tyre ka synime për rezultate sa më të mira, por Shkëndija si gjithnjë synon titullin dhe Kupën e Maqedonisë. 
Në Mal të Zi, skuadra shqiptare Deçiq nga Tuzi është rikthyer në elitë dhe me synime që të luftojnë për pjesën e epërm të tabelës. Skuadra nga Tuzi në hapje do të ndeshet me kampionin Buduçnosti nga Podgorica. Kampionati i ri në Mal të Zi fillon me 15 gusht.  

Liga e Maqedonisë - me 8-9 gusht do ta takohen: 
Bellasica-Sileksi
Makedonija GP-Rabotniçki
Pelisteri-A. Pandev
Renova -Struga Trim & Lum
Shkupi-Shkëndija
Vardari-Boreci

Liga e Malit të Zi
Deçiq-Buduçnosti
Podgorica-Titograd
Jezero-Rudari
Sutjeska-OFK Petrovac
Zeta-Iskra

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat