Pse mund të dështojë në Poloni?

Futboll

Pse mund të dështojë në Poloni?

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 16:50
Pse mund të dështojë në Poloni?

Valon Ethemi vetëm pak ditë më parë njoftoi largimin nga Kukësi, duke thënë se i kishte përfunduar kontrata me verilindorët.

Nuk vonoi shumë dhe lojtari gjeti menjëherë skuadrën e re, teksa arriti marrëveshjen me Zaglebie Lubin në Poloni për të vazhduar aty karrierën, ndërkohë që vetëm dy ditë më parë bëri edhe vizitat mjekësore me këtë klub.

Megjithatë kalimi i Ethemit në Poloni mund të dështojë në momentin e fundit dhe kjo për shkak të Kukësit. Verilindorët pretendojnë se në kontratën që kishin firmosur me lojtarin para 3 vitesh, përfshihej që ai të ishte pjesë e skuadrës edhe për Kupat e Europës.

Pikërisht me këtë ide, Kukësi do dëshironte që ta kishte lojtarin edhe për kualifikueset e Ligës së Europës dhe kjo mund të sjellë dështimin e kalimit të Ethemit te Zaglebie Lubin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat