Nuk ka qetësi te klubi shqiptar, një tjetër lojtar rezulton pozitiv

Futboll

Nuk ka qetësi te klubi shqiptar, një tjetër lojtar rezulton pozitiv

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 17:34
Nuk ka qetësi te klubi shqiptar, një tjetër lojtar rezulton pozitiv

Nuk ka qetësi te Shkëndija e Tetovës, për shkak të Koronavirusit. Së fundmi sipas asaj që zbulojnë mediat në Maqedoninë e Veriut, në klubin tetovar është zbuluar një rast pozitiv me Koronavirus.

Raportohet se lojtari i cili ka rezultuar pozitiv është një nga lojtarët e rinj, i cili ka bërë testin e virusit dhe ka zbuluar se është pozitiv.

Ky lajm te Shkëndija vjen vetëm pak ditë para nisjes së kampionatit, i cili është planifikuar të fillojë më 9 gusht dhe skuadra kuqezi do të përballet në derbi me Shkupin.

Kujtojmë se te Shkëndija në fund të muajit maj u zbuluan edhe 2 raste të tjera me Koronavirus dhe duket se virusi vazhdon të jetë i pranishëm në këtë skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat