Makthi që përjetoi Anelka gjatë kohës së tij te Real Madridi

Futboll

Makthi që përjetoi Anelka gjatë kohës së tij te Real Madridi

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 17:45
Makthi që përjetoi Anelka gjatë kohës së tij te Real Madridi

Nicolas Anelka ka treguar se aventura e tij tek Real Madrid ishte një tmerr i vërtetë.

Francezi ka treguar për eksperiencën e tij tek Real Madrid në një dokumentar që është publikuar në "Netflix".

"Pas konferencës për shtyp shkova në dhomën e zhveshjes. Mbërrita i pari kështu që zgjodha një vend për tu ulur, por të gjithë lojtarët që vinin thonin me njëri tjetrin ky është vendi im. Kjo mund të ketë ndodhur rreth 20 herë. Në fillim thashë: Çfarë po bëj këtu? Kjo do jetë e tmerrshme. Por ajo që ndodhi atë ditë ishte vetëm fillimi i një makthi".

Anelka dështoi të gjente rrugën e rrjetës në pesë muajt e parë në Madrid: "Kishte shumë presion. Isha në gazetë çdo ditë. Nuk mund të kisha një jetë private timen. Ti je 20 vjeç por as nuk mund të ecësh në rrugë. Gjithçka që ti bën do jetë në gazetë, gjithçka që ti blen do jetë në gazetë. Unë nuk mund të bëja asgjë. Unë e ndihmova Real Madridin të fitonte Ligën e Kampionëve dhe jam krenar".

"Bëra shumë pak në Madrid. Mund të kisha bërë më shumë por nuk mu dha mundësia. Nëse shikon pas, nëse do të luash për Real Madridin duhet të bësh shumë sakrifica, por unë isha i ri dhe nuk e kuptoja", përfundon një pjesë e dokumentarit të Anelkas kur ishte pjesë e Real Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat