Rusi dhe Bruçi i bashkohen anëtarit të ri të Superligës së Kosovës 

Futboll

Rusi dhe Bruçi i bashkohen anëtarit të ri të Superligës së Kosovës 

Nga: K.Goca Më: 6 gusht 2020 Në ora: 18:03
Gëzim Rusi

Arbëria nga Dobraja e Madhe e Lypjanit, vazhdon me përforcime, me synime të mëdha për edicionin e ri në Superligën e Kosovës. Futbollistët Gëzim Rusi dhe Agron Bruqi i bashkohen anëtarit të ri të Superligës.   

“KF Arbëria ka arritur marrëveshjen e radhës me Bruqin i cili do ta ndihmojë skuadrën në repartin e mesfushës! Bruqi ishte pjesë e skuadrave të njohura si 2 Korriku, KEK-u dhe së fundmi ishte pjesë e skuadrës Flamurtari.

Kryesia KF Arbëria ka mirëpritur marrëveshjen me lojtarin Bruqi. Ata së bashku janë shprehur optimist në arritjen e objektivave të klubit. 

Image

Agron Bruqi

Një lojtar profesional me një karrierë të bujshme në futbollin tonë, njëherit finalist i Kupës me Trepçën ‘89, i njohur si Rusi, nga stinori i ri do ta bart fanellën e kuqe të KF Arbëria.

Rusi së fundmi ishte pjesë e skuadrës Trepça ‘89 dhe tani do vazhdojë me skuadren tonë në rolin e mesfushorit të krahut!”, njofton KF Arbëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat