AS Roma është në seri pozitive

Futboll

AS Roma është në seri pozitive

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 18:10
AS Roma është në seri pozitive

Sonte do të mësohen emrat e 4 skuadrave të tjerë, të cilët do të garojnë në çerekfinale të Ligës Evropa. Në 4 sfidat e fundit të 1/8 së finales, spikat dueli Roma-Sevilja, ku fituesi përcaktohet me një ndeshje të vetme.

“Jemi gati dhe duhet të japin maksimumin, pasi që është një finale për të dy skuadrat. Është një kompeticion që shkon dorë për dore me historikun e klubit, andaj kjo do të na ndihmojë që të sjellim më të mirë nga ne. Roma është në një seri pozitive dhe mbyllën sezonin në Seria A si një ndër ekipet më në formë.

Trajneri i Romës, Paollo Fonseka konfirmoi se Zanilo do të jetë në formacionin e parë, ndërsa Ibanezi do të zëvëndësojë Smoulingun në mbrojtje.

Paollo Fonseka, trajner i AS Roma: “E dijmë se do të jetë një ndeshje e vështirë kundër një skuadre të madhe. Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme për mua, por kjo ndeshje është e rëndësishme , për të na sjell edhe më shumë nxitje në garat evropiane. Jam optimist se lojtarët do të japin maksimumin në terren.

Në terminin e njëjtë, në orën 18.55, Bajer Leverkuzeni përballet me Gllazgou Renxhersit, me epërsi 3-1 nga takimi I parë, ndërsa në orën 21.00, Bazelli takohet me Aintrahtin e Frankfurtit, ndërsa Ulverhemptoni sfidon Olimpiakosin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat