Liverpool nis ofertën për mbrojtësin e Norwich City

Futboll

Liverpool nis ofertën për mbrojtësin e Norwich City

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 19:36
Jamal Lewis

Liverpool kanë filluar ‘sulmet’ për merkaton e verës.

Kampionët e Premierligës, Liverpool, kanë filluar të godasin në shënjestrat e vëna për merkaton e verës.

Sipas raportimeve të ‘Sky Sports News’, ‘Reds’ kanë nisur ofertën e parë për Jamal Lewis.

Mbrojtësi i Norwich, Lewis, aktivizohet në krahun e majtë dhe shihet si ndihmë e mirë për Andrew Robertson që kishte shumë pak mundësi për pushim.

‘Sky’ raporton se Liverpool kanë nisur ofertën me 10 milionë funte.

Mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigja e Norwich për ofertën e Liverpool.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat