Formacionet startuese: Baseli pranë çerekfinales

Futboll

Formacionet startuese: Baseli pranë çerekfinales

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 20:44
Baseli dhe Eintracht Frankfurti

Baseli dhe Eintracht Frankfurti zhvillojnë ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Evropës.

Skuadra zvicerane, ku paraqiten disa futbollistë shqiptarë, është në pozitë të mirë, duke qenë se e ka fituar bindshëm (3-0) takimin e parë në udhëtim.

Ekipi gjerman ka nevojë për një mrekulli në stadiumin St. Jakob-Park që t’i ndryshojë gjërat në favor të vetin.

Trajnerët Marcel Koller dhe Adolf Huetter i kanë gati formacionet me të cilat do ta nisin këtë sfidë.

Formacioni startues i Baselit: Nicolic; Comert, Widmer, Alderete, Campo, Stocker, Pululu, Frei, Petretta, Xhaka, Cabral.

Formacioni startues i Eintracht Frankfurt: Trapp; Ndicka, Dost, Kostic, Hinteregger, Kamada, Rode, Abraham, Da Costa, Kohr, Silva.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat