Sevilla rrëzon Romën, Bayer Leverkusen kualifikohet në çerekfinale 

Futboll

Sevilla rrëzon Romën, Bayer Leverkusen kualifikohet në çerekfinale 

Nga: Kemajl Goca Më: 6 gusht 2020 Në ora: 20:50
Sevilla

Sevilla dhe Bayer Leverkusen kualifikohen në çerekfinalen e Europa League në futboll. 

Sevilla triumfoi me rezultat 2:0 ndaj Romës, në takimin që u luajt në stadiumin “Schauinsland-Reisen-Arena” në Duisburg.

Dy gola u shënuan në 45 minutat e parë, që i mjaftuan për t’u kualifikuar. Golat i shënuan Reguilon (22’) e En Nesyri (44’). Në minutën e 90+10 Mancini  i Romës u ndëshkua me karton të kuq.

Image

Bayer Leverkuseni si vendas e mposhti me rezultat minimal 1:0 ekipin skocez Rangers. Edhe takimin e parë skuadra gjermane e ka fituar me 3:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 4:1 u kualifikua më tej. 

Në minutën e 51-të, Diaby shënon për fitoren e Leverkusenit. Në çerekfinale janë kualifikuar Shakhtar, Bayer, Sevilla, Interi, Manchester Utd dhe Copenhangen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat