Dzeko i pakënaqur me skuadrën: Ishim gabim për 90 minuta, nuk kapëm lojën asnjëherë

Futboll

Dzeko i pakënaqur me skuadrën: Ishim gabim për 90 minuta, nuk kapëm lojën asnjëherë

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 21:45
Edin Dzeko

Edin Dzeko ka lëshuar disa kritika për skuadrën e tij, pas humbjes kundër Sevilla.

Ylli i Romës, Edin Dzeko, ka kritikuar paraqitjen e skuadrës së tij, duke lënë një pjesë të fajit edhe te trajneri Paulo Fonseca.

Sipas Dzeko, taktikat e Romës ishin të gabuara, pasi skuadra nuk pati mundësi të përfshihej në lojë për 90 minuta, duke provuar gjithnjë mënyrën e njëjtë.

“Gjithçka. Gjithçka. Ne nuk ishim kurrë në lojë, nga fillimi deri në minutën e fundit”, ka thënë Dzeko, i pyetur se çfarë e zgjënjeu atë më shumë.

“Na shkatërruan në secilën zonë. Ishin më të përgatitur, luajtën më mirë, më në formë. Gjithçka”, shtoi sulmuesi i ‘Giallorossi’.

Roma tashmë është jashtë garave dhe i mbetet të mendojë vetëm për sezonin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat