Gattuso kërkon ta mbajë, por tri skuadra e duan transferimin e Hysajt

Futboll

Gattuso kërkon ta mbajë, por tri skuadra e duan transferimin e Hysajt

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 22:54
Trajneri italian ka kërkuar nga klubi t’i vazhdohet kontrata shqiptarit, por Hysaj ka tri oferta të rëndësishme.

Elseid Hysaj është në udhëkryq sa i përket të ardhmes së tij.

Mbrojtësi shqiptar me ardhjen e Gennaro Gattusos në krye të skuadrës ka filluar të luaj rregullisht te Napoli.

Trajneri italian ka kërkuar nga klubi t’i vazhdohet kontrata shqiptarit, por Hysaj ka tri oferta të rëndësishme.

Roma, Torino dhe Schalke 04 janë skuadrat që po insistojnë për transferimin e anësorit shkodran.

26-vjeçari më parë kishte deklaruar se është gati të largohet nga Napoli për një aventurë të re.

Kontrata e Hysajt me klubin italian skadon në verën e vitit 2021 dhe palët ende nuk kanë arritur një marrëveshje për vazhdimin e saj.

Gjithsesi Napoli nuk dëshiron që ta humbas lojtarin vitin e ardhshëm pa para dhe nëse Hysaj nuk nënshkruan kontratë të re, atëherë mund të shitet këtë afat kalimtar veror.

Napoli për ta lënë të lirë shqiptarin synon që të fitojë rreth 10 milionë euro. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat