Wolves më i mirë se Olympiacos! Ja kush më kë takohet në çerekfinale të Europa League

Futboll

Wolves më i mirë se Olympiacos! Ja kush më kë takohet në çerekfinale të Europa League

Nga: Kemajl Goca Më: 6 gusht 2020 Në ora: 22:58
Wolves më i mirë se Olympiacos! Ja kush më kë takohet në çerekfinale të Europa League

Gjithçka e qartë, dihen çerekfinalistët e Europa League në futboll. Baseli (Zvicër), Manchester Utd, Wolves (Anglia), Bayer Leverkusen (Gjermani), Shakhtar (Ukraina), Copenhagen (Danimarka),  Sevilla (Spanjë) dhe Interi (Itali) kualifikohen në çerekfinale. 

Skuadra angleze Wolves e mposhti me rezultat minimal 1:0 skuadrën greke Olympiacos, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Molineux” në Wolverhampton. Në minutën e 9-të, Jimenez me lehtësi shënoi nga penalltia, i cili plason topin në anën e majtë dhe portieri Allain shkoi në të djathtën.

Olympaicos u përpoq maksimalisht por nuk  ia arriti dot që të realizojë në portën e vendasve,  që me sukses e ruajtën epërsinë e hershme.

Sfida e parë ka përfunduar 1:1 dhe Wolves me rezultat të përgjithshëm 2:1 kualifikohet më tej.   

Në çerekfinale takohen: 
Shakhtar-Basel
Inter-Bayer
Manchester Utd-Copenhagen
Sevilla-Wolves

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat