​Drita niset për në Zvicër, lojtarët të etur për sukses në Evropë

Futboll

​Drita niset për në Zvicër, lojtarët të etur për sukses në Evropë

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 10:53
​Drita niset për në Zvicër, lojtarët të etur për sukses në Evropë

Skuadra e Dritës ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për tu nisur për në Nyon të Zvicrës atje ku do të luaj edhe ndeshjet parakualifikuese për në Ligën e Kampionëve.

Atmosfera në skuadrën nga Gjilani ishte në nivelin më të lartë, përderisa lojtarët u shprehen se kërkojnë suksesin më të madh në histori të klubit.

Mirëpo drejtori sportiv i klubit, Valon Zymberi kishte disa ankesa për ambasadën zvicerane dhe shtetin e Kosovës të cilët sipas tij nuk janë kujdesur sa duhet për skuadrën e tij.

"Kemi pasur disa probleme. Vetëm pak minuta para se të mbërrijmë këtu i kemi marrë pasaportat ka qenë një neglizhencë e paparë nga ambasada zvicerane dhe nuk është hera e parë që ndodh kjo", tha ai.

Trajneri i skuadrës nga Gjilani u shpreh se këto probleme nuk kanë ndikuar aspak te skuadra dhe lojtarët janë tejet të etur për të arritur suksese në këtë aventurë.

"Këto probleme nuk kanë ndikuar aspak te lojtarët, ata janë të fokusuar vetëm në futboll dhe janë shumë të etur për të arritur suksese atje", deklaroi ai.

Ndërsa kapiteni i skuadrës Ardi Limani tha se skuadra e tij është e përgatitur maksimalisht dhe shpreson që se paku të kalojnë turneun parakualifikues.

"Kampionati sapo ka përfunduar dhe jemi tejet të gatshëm për këto ndeshje", shtoi nder tjerash Limani.

Drita të shtunën me fillim nga ora 18:00 e luan ndeshjen e para parakaulifikuese ndaj kampionit të Andorës, Inter Escaldes.

Fituesi i ndeshjes do të kualifikohet në finale të këtij turneu preliminar, ku do të ndeshet me njërin nga ekipet Tre Fiori ose Linfieldi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat