Ballkani pagoi 40 mijë euro dëmshpërblim për Jashanicën

Futboll

Ballkani pagoi 40 mijë euro dëmshpërblim për Jashanicën

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 11:12
Ballkani pagoi 40 mijë euro dëmshpërblim për Jashanicën

Ballkani bëri goditjen e madhe gjatë ditës së djeshme, duke prezantuar Bajram Jashanicën.

Portokallezinjtë prezantuan kosovarin e Skënderbeut, duke e forcuar kështu jashtëzakonisht shumë repartin e mbrojtjes.

Gazeta nga Shqipëria, Panorama Sport, ka mësuar përmes burimeve të saj edhe shifrën që e ka paguar Ballkani për të marrë Jashanicën.

Klubit nga Suhareka i ka kushtuar plot 40 mijë euro transferimi i futbollistit të Skënderbeut.

Po ashtu, lojtari do të ketë një pagë të lartë te Ballkani.

Përpos Jashanicës, Ballkani në qendër të mbrojtjes ka edhe dy lojtarët tjerë të njohur, Visar Berishën e Arbër Prekazin, që do ta bëjnë vijën e fundit vështirë të kalueshme për rivalët në edicionin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat