Rikthehet Champions League, Juventus-Lyon, M. City-Real

Futboll

Rikthehet Champions League, Juventus-Lyon, M. City-Real

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 11:15
Rikthehet Champions League, Juventus-Lyon, M. City-Real

Ethet e Champions League rikthehen sonte pas një pauze më të gjatë prej pesë muajsh shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Disa ndeshje të Ligës së Kampionëve të fazës së 1/8-tës kanë mbetur pa zhvilluar ndeshjen e fundit pas pezullimit të futbollit shkaku i pandemisë.

Megjithatë, pas plot pesë muajsh tani rikthehen ethet e futbollit magjik të garës më prestigjioze ekipore.

Sot janë në plan të zhvillohet dy ndeshje kthyese të fazës së 1/8-tës, ku katër skuadra luajnë për dy vende të çerekfinales së Champions League.

Përballje më e fortë dhe më interesante pritet të zhvillohet në Etihad, ku Manchester City pret Real Madridin.

City ka fituar takimin e parë në Santiago Bernabeu me rezultat 2-1 dhe është favorit për të kaluar tutje, por Mbretërit besojnë shumë në kualifikim.

Takim interesant pritet të zhvillohet edhe në Allianz Stadium të Torinos, ku Juventusi e pret Lyonin.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Francë është fituar nga Lyoni me rezultat 1-0, por Bianconerët janë të bindur se do ta shkrijnë epërsinë dhe do të kalojnë në çerekfinale.

Të dyja ndeshjet janë paraparë të zhvillohen nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat