Boban nuk është prej muajsh drejtuesi i Milanit - Bota Sot
Boban nuk është prej muajsh drejtuesi i Milanit

Futboll

Boban nuk është prej muajsh drejtuesi i Milanit

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 11:41
Boban nuk është prej muajsh drejtuesi i Milanit

Zvonimir Boban nuk është prej muajsh drejtuesi i Milanit, por zemra e tij do të mbetet kuqezi. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” kroati konfirmon se nuk ka mëri ndaj pronarëve aktualë, që e shkarkuan nga detyra.

Si gjithmonë, flet me zemër të hapur, duke zbuluar një detaj të rëndësishëm në lidhjen me nënshkrimin me Zlatan Ibrahimovic, janarin e kaluar.

“Pas merkatos së verës, vitin e kaluar, deklarova se kemi nevojë për dy lojtarë me përvojë. Me Ibrahimovicin dhe Kjaer, plus me shpërthimin e jashtëzakonshëm të Rebicit, Milani është bërë shumë më i pjekur dhe vetëbesues. Si rezultat, pothuajse të gjithë lojtarët u kthyen më në formë. Megjithatë, sa i përket Ibrës, i kërkova në shkurt që të rinovonte kontratën, sepse ne kishim një marrëveshje mes zotërinjsh me të. Pakti ishte se, nëse nuk do të ishte në formë, do të tërhiqej vetë. Isha i sigurt që nuk do të kishte probleme me të, sepse Zlatan është i vetëdijshëm për veten dhe trupin e tij. Por rinovimi në atë moment nuk mund të bëhej.”

Ndryshe nga AI, Paolo Maldini, është ende në detyrë. Boban nuk ka dyshime: ai duhet të qëndrojë.

“A duhet të qëndrojë Maldini? Sigurisht, për një mijë arsye, por mbi të gjitha për kompetencën e tij … Patëm shumë pak kohë në dispozicon, por kështu e ka jeta.”

Boban deklaron gjithashtu se Pioli kishte qenë zgjedhja e tij, për t’i besuar Milanit në një moment të vështirë.

“Stefano është një person i shkëlqyeshëm dhe një trajner i shkëlqyeshëm. Fola me të pas nënshkrimit të kontratës së re, isha shumë I kënaqur. Ai bëri një punë të nivelit më të lartë. Në fund të fundit, Pioli ishte zgjedhja jonë në një moment shumë të vështirë. Është bukur kur sheh që skuadra ka bërë përparime të mëdha".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat