Ja çfarë dëshiron Thiago

Futboll

Ja çfarë dëshiron Thiago

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 12:21
Ja çfarë dëshiron Thiago

Trajneri i Bayern Munchenit, Hansi Flick ka folur rreth të ardhmes së mesfushorit spanjoll, Thiago Alcantara.

Thiago, i cili ka edhe një vit kontratë me gjigantët bavarez është duke menduar largimin nga klubi me Liverpoolin që shihet si destinacioni më i mundshëm i tij.

Lidhur me këtë çështje ka folur edhe trajneri i Bayernit, Hansi Flick duke thënë se e kupton dëshirën e lojtarit për tu larguar pasi ka luajtur me Barcelonën në Spanjë dhe Bayernin në Gjermani.

“Unë e kuptoj kur një lojtar dëshiron të largohet. Thiago ka luajtur në Spanjë për Barcelonën dhe Gjermani për Bayern Munchenin. Në qoftë se ai dëshiron të largohet drejt Premier Ligës unë e kuptoj plotësisht” – u shpreh ai për Sport.

“Më vjen keq nëse largohet pasi ai i jep lojës tonë një dimension tjetër por kjo është jeta” – përfundoi ai.

Kujtojmë që Thiago dhe Bayern Munchen kthehen në fushën e blertë këtë të shtunë ku e presin në “Allianz Arena” Chelsean për një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat