Sancho i meriton 100 milionët…

Futboll

Sancho i meriton 100 milionët…

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 13:33
Sancho i meriton 100 milionët…

Jadon Sancho do të jetë lojtar i vlefshëm për Manchester United, edhe nëse duhet të investojë mbi 100 milionë £ për anësorin e Borussia Dortmund, thotë Dimitar Berbatov. “Djajtë e Kuq” vazhdojnë të hulumtojnë mundësinë e rikthimit të anglezit të talentuar në Premier League gjatë merkatos së kësaj vere. Është arritur pak përparim në diskutime, deri në këtë pikë, me klubin e Bundesligës të vendosur për të mos pranuar asgjë më pak se vlera e tij e plotë e tregut.

Manchester United kishte shpresuar t’i ulë disi kostot, me pandeminë e koronavirusit që i ka goditur të gjithë, por pala negociuese nuk toleron aspak në këtë drejtim. Berbatov beson se klubi nga “Old Trafford” duhet të paguajë gjithçka që duhet për ta marrë futbollistin në fjalë. Për të, Sancho do të ishte një shtesë e çmuar në skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer: “Jadon Sancho do të ishte një nënshkrim i mahnitshëm për çdo skuadër, përfshirë edhe Manchester United. Bëhet një problem luksoz të kesh kaq shumë opsione sulmuese, por Solskjaer është aty për të marrë vendime të vështira. Anthony Martial dhe Marcus Rashford janë të vendosur mirë në futbollin botëror, dhe Mason Greenwood tani meriton mundësinë e tij, për të vazhduar rritjen.

Ne e dimë që Manchester United mund të paguajë për Sancho. Dhe nëse kjo ndodh, klubi do të jetë i lumtur. Natyrisht, operacioni duket i ndërlikuar. Mbi 100 milionë stërlina janë shumë para, veçanërisht në situatën aktuale, por jam i sigurt se ai do të meritonte çdo çmim. Të gjithë në “Old Trafford” do ta vëzhgojnë këtë transferim. Rashford do ta njohë Sancho më mirë sesa shumica e të tjerëve, për shkak se kanë luajtur bashkë tek Anglia. Ata do ta mirëpresin konkurrencën, por lojtarët sulmues do të kenë dyshime në mendjen e tyre, tani. Nëse paguhet një tarifë rekord për Sancho, askush nuk pret që ai të ulet në pankinë. 

Mbani mend, Manchester United kishte Ole, Dwight Yorke, Andy Cole dhe Teddy Sheringham, shumë mundësi sulmuese… Solskjaer do të mendojë se si mund ta menaxhojë situatën në një sulm kaq të populluar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat