Lazio rrit ofertën për Muriqin

Futboll

Lazio rrit ofertën për Muriqin

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 13:45
Lazio rrit ofertën për Muriqin

Pasi të enjten u raportua se Lazios iu refuzua oferta prej 15 milionë euro për Vedat Muriqi, tani gazetari i famshëm italian Gianluca di Marzio raporton se klubi italian e ka rritur ofertën për Fenerbahcen në 18 milionë euro.

Pasi Roma u eliminua nga Liga e Evropës të enjten, Lazio tani e ka të garantuar pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, falë radhitjes në pozitën e katërt në tabelën e Serisë A.

Duke marrë parasysh që kualifikimi në secilin rund të Ligës së Kampionëve sjell shpërblime në formë të parave për klubet, Lazio dëshiron ta përforcojë skuadrën para nisjes së sezonit të ri, përderisa thuhet se është afër marrëveshjeve me David Silvan dhe Borja Mayoralin.

Sipas ekspertit të transferimeve nga Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, raporton se Lazio po tenton sërish ta sigurojë transferimin e sulmuesit kosovar të Fenerbahces, Vedat Muriqit.

Pasi të enjten u raportua se Fenerbahce refuzoi ofertën prej 15 milionë eurove, tani thuhet se Lazio ka ofruar 18 milionë për sulmuesit që i shënoi 17 gola në 36 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon, përderisa kontribuoi edhe me shtatë asiste.

Fenerbahce do të përfitonte mjaft shumë para nga kjo ofertë, pasi që Muriqin e bleu verën e kaluar për vetëm 3.5 milionë euro nga Rizespori. Megjithatë, gjiganti gjerman thuhet se nuk do të pranojë ofertë nën 20 milionë euro për Muriqin.

Muriqi, 26-vjeçar, ka marrë vëmendjen e Lazios dhe disa klubeve të tjera evropiane edhe falë paraqitjeve të tij me Kombëtaren e Kosovës, ku i ka shënuar tetë gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat