Injoron Interin

Futboll

Injoron Interin

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 14:21
Injoron Interin

“Nëse Zoti do edhe në sezonin e ardhshëm do të jem te Barcelona”.

Kjo është deklarata e Arturo Vidal, mesfushori i Barcelonës, i cili në një intervistë për “Mundo Deportivo” ka folur për momentin që po kalon dhe të ardhmen.

Ish-juventini ka larguar zërat që e shohin tek Interi prej disa muajsh nën drejtimin e Contes: “Më ka mbetur edhe një vit kontratë këtu, ndjej mbështetje nga skuadra dhe shpresoj që ta respektoj deri në fund. Dua të fitojë Championsin këtë vit dhe të provojmë triumfin e Championsit për sezonin e ardhshëm”.

Periudha e shkurtër e merkatos mund të shtojë më shumë shanset e kilianit për të qëndruar, teksa Barcelona duhet të gjejë shpejt një zëvendësues për të, teksa në Europë të pakët janë lojtarët me klasin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat