Barca e bën gati ofertën prej 15 milionë euro për mbrojtësin e Cityt

Futboll

Barca e bën gati ofertën prej 15 milionë euro për mbrojtësin e Cityt

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 14:56
Eric Garcia

Barcelona janë të vendosur të nisin një ofertë prej 15 milionë euro për Eric Garcia në ditët e ardhshme, me mbrojtësin që ka hedhur poshtë mundësinë e vazhdimit të kontratës me Manchester Cityn.

Katalanët kanë vendosur 19 vjeçarin si një synim kryesor të tyre, me spanjollin që ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me skuadrën angleze.

Para ndeshjes së kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, Pep Guardiola ka zbuluar se Garcia ka refuzuar kontratën e re.

Barca tani do të rris përpjekjen për anëtarin e Spanjës U21, që e ka bërë të qartë dëshirën për largim.

Mos vazhdimi i kontratës me Cityn, mund të bëjë që Garcia t’i bjerë ndjeshëm çmimi, me Manchester City që nuk do të dëshironte që lojtari t’i largohej falas verën e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat