Mediet në Itali vazhdojnë spekulimet: Inter nuk heq dorë nga Messi

Futboll

Mediet në Itali vazhdojnë spekulimet: Inter nuk heq dorë nga Messi

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 15:13
Messi

Duket e pamundur në këtë moment, por ka pasur spekulime që disa muaj që Lionel Messi mund të largohet nga Barcelona.

Pjesa më e madhe e opinionit nuk presin të ketë ndonjë lëvizje nga Messi, por mediet në Itali vazhdojnë të shkruajnë.

‘Calciomercato’ shkruan se babai i Messit, Jorge Messi, seriozisht është duke e konsideruar këtë transferim, madje ai ka arritur në Milano, për bisedimet fillestare.

Thuhet se kinezët e pasur të Interit janë të gatshëm të ‘dridhin’ futbollin, duke bërë diçka të ngjashme si Juventusi me Cristiano Ronaldon.

Raportohet se Inter i ka ofruar Messit një kontratë katër vjeçare, me vlerë prej 260 milionë euro.

Messi me këto të ardhura do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë në botë, duke fituar madje dy herë më shumë se Cristiano Ronaldo.

Sidoqoftë, të bindet Messi për t’u larguar nga Barcelona duket diçka e vështirë, por Inter nuk e ka ndërmend të dorëzohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat