Ronaldo pranoi të transferohej tek Valencia në vitin 2006

Futboll

Ronaldo pranoi të transferohej tek Valencia në vitin 2006

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 16:02
Ronaldo pranoi të transferohej tek Valencia në vitin 2006

Ish-drejtori sportiv i Valencias, Amedeo Karboni ka zbuluar se Kristiano Ronaldo kishte rëndë dakord të linte Mançester Junajtid për Valencian në vitin 2006, por kjo lëvizje nuk u konkretizua kurrë. Ylli portugez ishte gati të largohej nga “Old Traford” pas Kupës së Botës në Gjermani.

Në një intervistë për “ Il Posticipo” Karboni zbuloi prapaskenën me sulmuesin e Juventusit. “Valencia në atë kohë kishte financat për të marrë Ronaldon në skuadër.

Ne arritëm marrëveshje me “Nike” dhe “Coca Cola” të cilët ishin edhe sponsorët e lojtarit. Ronaldo do përfitonte 10 milionë euro në sezon, e cila ishte një shumë e lartë në atë kohë. Në sezonin 2006-2007 Valencia po përjetonte një rritje ekonomike dhe sportive, dhe unë arrita të merrja një “Po” nga Kristiano Ronaldo. Kontrata u firmos edhe nga agjenti i tij, Horge Mendes, por në fund nuk u konkretizua”, tregon Karboni.

Më pas Kristiano Ronaldo kaloi edhe tre vite tek Mançester Junajtid për të kaluar më pas në Spanjë por jo tek Valencia por tek Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat