Shembullin e Bales, e ndjekin edhe 2 yjet e tjera

Futboll

Shembullin e Bales, e ndjekin edhe 2 yjet e tjera

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 16:35
Shembullin e Bales, e ndjekin edhe 2 yjet e tjera

Gareth Bale është kthyer në qendër të vëmendjes pas grumbullimit të munguar për ndeshjen e Ligës së Kampionëve në mes Real-it dhe Man. Sitit. Trajneri Zinedin Zidan ka provuar të shpjegojë se lojtari nuk është grumbulluar sepse nuk donte të luante, duke i hedhur akoma më shumë benzinë zjarrit.

Nga njëra anë ish-ylli i Totenham-it duket se nuk ka dëshirë të luajë për Real-in dhe nga ana tjetër nuk do as të pranojë ofertat të tjera dhe të largohet nga “Los Blancos”, me financat e klubit që kanë nevojë të dëshpëruar për një shitje të rëndësishme.

Aktualisht sipas “Don Balon”, shembulli i Bejllit ka ndikuar edhe te lojtarë të tjerë të madrilenëve.

Xhejms Rodrigez dhe Mariano Diaz, që nuk janë pjesë e projektit teknik të Real-it, nuk kanë ndërmend të largohen, duke preferuar të presin skadimin e kontratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat