Gjimshiti për rekord

Futboll

Gjimshiti për rekord

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 16:53
Gjimshiti për rekord

Berat Gjimshiti është një nga konfirmimet e mëdha të Atalantës këtë sezon. Qendërmbrojtësi i bergamaskëve ka treguar për një tjetër sezon në vazhdimësi se është garanci dhe një pikë e palëvizshme në formacionin e Gasperinit.

E teksa e ka gjetur veten përherë mes më të mirëve, shqiptari ka regjistruar në ndeshjen e fundit të këtij sezoni një rekord që i shkon për shtat një mbrojtësi krahu ose një mesfushori me mushkëri si motor. Berat Gjimshiti është renditur në vend të dhjetë mes të gjithë lojtarëve të kampionatit për kilometrat e përshkuara në fushën e lojës, shkruan panoramasport.

Në humbjen përballë Interit me rezultatin 0-2, shqiptari ka regjistruar 11.612 kilometra të përshkuara. Rikuperimet – Mbrojtësi i Kombëtares ka regjistruar edhe një statistikë tjetër tejet pozitive. Teksa Amir Rrahmani është renditur i pari për topat e rikuperuar, Gjimshiti e gjen veten ne vend të pestë, mes të gjithë futbollistëve të Serisë A.

RENDITJA PËR TOPA TË RIKUPERUAR

1. A.Rrahmani 491

2. O.Kolei 442

3. Milinkoviç Saviç 441

4. M.Bani 427

5. B.Gjimshiti 422

6. Bremer 404

7. B.Alvesh 403

8. H.Palomino 402

9. N.Milenkoviç 401

10. G.Pezela 400

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat