Një dyzinë lojtarësh të marrë nga ekipi B për Champions League - Bota Sot
Një dyzinë lojtarësh të marrë nga ekipi B për Champions League

Futboll

Një dyzinë lojtarësh të marrë nga ekipi B për Champions League

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 17:19
Një dyzinë lojtarësh të marrë nga ekipi B për Champions League

Rei Manaj ka aftësitë që i mungojnë grupit tonë”, kështu do të shprehej trajneri i Barcelonës, Setien, përpara rënies së Koronavirusit dhe kur te katalanasit mungonin shumë futbollistë nga dëmtimet, mes të cilëve edhe Luis Suarez. Kur futbolli u rikthye pas pandemisë nuk ka pasur më hapësirë për Manajn në ekipin e parë, me ëndrrën që dështoi të përmbushej.

Sulmuesi shqiptar i’u afrua debutimit vetëm në përballjen ndaj Getafes, duke u ulur në stol së bashku me yjet e tjerë të skuadrës.

Tashmë pritet largimi i tij në merkaton e verës pasi ka dalë jashtë planeve edhe të Barcelonës B. Numri i pakët i golave të realizuar, vetëm dy të tilla, e bëjnë Manajn që të mbetet gjatë në skuadër.

Lojtari i Shqipërisë ishte i rregjistruar edhe për ndeshjet e Barcelonës A në “Champions League”, por mes një dyzine lojtarësh të rinjë që Setien ka marrë nga akademia kundër Napolit, nuk figuron Rei Manaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat