Drita në Zvicër për kualifikim 

Futboll

Drita në Zvicër për kualifikim 

Nga: K.G. Më: 7 gusht 2020 Në ora: 17:26
Drita në Zvicër për kualifikim 

Tifozët e Dritës nga Gjilani, ‘Intelektualët’, besojnë e shpresojnë në fitoren e skuadrës së zemrës ndaj Inter Escaldes nga Andorra, në takimin parakualifikues të Champions League në futboll.

Ndeshja luhet nesër (në orën 18.00) në Nyon të Zvicrës. 

“Një sezon i gjatë, përplot beteja, barriera e sakrifica, në rrugëtimin tonë Ultras pranë krenarisë së qytetit, por për të cilat në fund u nderuam dhe u shpërblyem siç është më së miri nga klubi ynë i zemrës, që me shumë forcë dhe luftë arriti ta rikthej trofeun në Gilan!

Falënderojmë gjithë lojtarët e ekipit, trajnerin, kryesinë e klubit dhe gjithë secilin që i kontriboi rrugës së lavdisë. Falënderojmë poashtu gjithë anëtarët e grupit, gjithë tifozët Bardhë e Kaltër dhe çdo Intelektualë, që i qëndroi gjithherë mbrapa grupimit, si në ditët e mira ashtu edhe në ato të vështira e të mundimshme, si në borë, shi, larg, afër, kudo dhe kurdo!

Rruga jonë me Dritën nuk ndalon asnjëherë dhe tani më krenar e kokëlartë se kurrë, këtë rrugë e vazhdojmë në arenën e Champions League!”, thuhet nga “Intelektualët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat