Barcelona kërkon një mesfushor

Futboll

Barcelona kërkon një mesfushor

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 17:28
Barcelona kërkon një mesfushor

Barcelona kërkon një mesfushor, do ndjekin lojtarin e Lionit në ndeshjen e sotme.

Barcelona po mendon të përforcojë sërish mesfushën, edhe pas arritjes së akordit me mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjaniç. Katalanasit pëlqejnë shumë lojtarin e Lionit, Bruno Guimaraesh.

Mesfushoi i talentuar mbërriti tek Lioni vitin e kaluar, ku për të kishte interes edhe nga Atletiko Madrid.

Drejtuesit e Barcelonës do jenë të pranishëm sot në ndeshjen që Lioni luan në fushën e Juventusit në Champions, për ta parë më afër lojtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat