Maqedonia U-19 do të luaj dy miqësore me Shkëndijën dhe Tikveshin

Futboll

Maqedonia U-19 do të luaj dy miqësore me Shkëndijën dhe Tikveshin

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 17:49
Maqedonia U-19 do të luaj dy miqësore me Shkëndijën dhe Tikveshin

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut deri më 19 –vjec me 12 dhe 15 gusht në qendreën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup do të luaj dy ndeshje kontrolluese kundër Tikveshit dhe Shkëndijës.

“Ka kaluar një kohë relativishtë e gjatë nga tubimi ynë i fundit, konsideroj se pozitive është vetëm se që sërish do të jemi bashkë dhe se do të fokusohemi në obligimet futbollistike.

Stërvitjet dhe ndeshjet do të jenë në favor tonin, ndërsa ne do të kemi një pasqyrë më të mirë të formës dhe futbollistëve.

Ftesë do të marrin 23 lojtarë, do të ftohen më të mirët për momentin, të plotësuar me dy reprezentues të rinj”, deklaroi Shkumbin Arsllani, seleksinues i U-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat