Duket e pamundur në këtë moment, por ka pasur spekulime që disa muaj që Lionel Messi mund të largohet nga Barcelona.
Pjesa më e madhe e opinionit nuk presin të ketë ndonjë lëvizje nga Messi, por mediet në Itali vazhdojnë të shkruajnë.
‘Calciomercato’ shkruan se babai i Messit, Jorge Messi, seriozisht është duke e konsideruar këtë transferim, madje ai ka arritur në Milano, për bisedimet fillestare.
Thuhet se kinezët e pasur të Interit janë të gatshëm të ‘dridhin’ futbollin, duke bërë diçka të ngjashme si Juventusi me Cristiano Ronaldon.
Raportohet se Inter i ka ofruar Messit një kontratë katër vjeçare, me vlerë prej 260 milionë euro.
Messi me këto të ardhura do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë në botë, duke fituar madje dy herë më shumë se Cristiano Ronaldo..
Sidoqoftë, të bindet Messi për t’u larguar nga Barcelona duket diçka e vështirë, por Inter nuk e ka ndërmend të dorëzohet.