Insigne ia del të rikuperohet në kohë

Futboll

Insigne ia del të rikuperohet në kohë

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 18:04
Insigne ia del të rikuperohet në kohë

Lorenzo Insigne me shumë gjasë do të jetë startues kundër Barcelonës. Ditëve të fundit, Lorenzo Insigne ka qenë në qendër të vëmendjes, pas lëndimit të pësuar në ndeshjen kundër Lazio.

Ndeshja e Ligës së Kampionëve shihet si ndeshja me rëndësinë më të madhe për Napolin që kërkon befasinë.

Sipas medieve italiane, për këtë ndeshje, Insigne do të jetë gati që të startojë.

Lojtari sot ka kompletuar seancën stërvitore me skuadrën e tij, dhe thuhet të mos ketë ndjerë ndonjë shqetësim.

Kujtojmë se ndeshja Napolit – Barca (e para) përfundonte me rezultatin 1:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat