Kjo është më e reja për Rashicën

Futboll

Kjo është më e reja për Rashicën

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 18:14
Kjo është më e reja për Rashicën

Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica e ka zgjedhur destinacionin e tij të preferuar.

Rashica që e ka shijuar një edicion të suksesshëm me Werder Bremenin, tani ështv i gatshëm për një përvojë të re.

Derisa forma e Rashicës ishte e mrekullueshme me Werder Bremenin, ai është kërkuar edhe nga Liverpooli, Wolverhamptoni, Aston Villa, Milani, Napoli, RB Leipzig dhe Dortmundi.

24-vjeçari e ka një klauzolë lirimi prej 33 milionë eurosh në kontratën e tij.

Përkundër formës së Werder Bremenit në Bundesligë, Rashica arriti të shënojë tetë gola në 28 ndeshje kampionale.

Por, përkundër interesimit të klubeve të shumta angleze, Rashica ka vendosur të qëndrojë në Gjermani, gjithnjë sipas mediave gjermane.

Drejtori i Werder Bremenit, Frank Baumann ka bërë me dije për "Sky Germany" se Rashica ka arritur marrëveshje me klubin e tij të preferuar, por pa zbuluar emra.

Mbetet të shihet nëse klubet do të arrijnë tani marrëveshje me Werder Bremenin për shumën e transferimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat