Kur Agim Cana dhe Edmond Rugova lanë pa frymë ekipin serb! Këtu morën hov... 

Futboll

Kur Agim Cana dhe Edmond Rugova lanë pa frymë ekipin serb! Këtu morën hov... 

Nga: Kemajl Goca Më: 7 gusht 2020 Në ora: 18:29
Prishtina 1982-1983- Në këmbë Ramadan Cimili, Kosta Llalliq, Faton Domi, Favzi Rama, Petre Gruevski, Shefqet Sinani. Ulur Edmond Rugova, Fadil Muriqi, Fadil Vokrri, Agim Cana dhe Ramiz Krasniqi.

Historia e sportit të Kosovës është jashtëzakonisht e pasur dhe me përplot suksese! 

Është e pashmangshme derbi i javës së 19-të të Ligës së Dytë federative të ish Jugosllavisë në futboll, mes Prishtinës së kohës së Fadil Vokrrit dhe Borit, skuadër nga Serbia dhe disa vite ka qenë në ligën e parë ish jugosllave. 
Atëkohë, me 13 mars të vitit 1982, në stadiumin e Prishtinës, u mblodhën mbi 12 mijë shikues, duke i dhënë zemër djelmoshave me në krye me Fadil Vokrrin. 

Prishtina udhëhiqej nga trajneri hungarez Bella Pallfi, që ishte më i merituari që u ngritën në elitën ish jugosllave.  
Futbollistët e asaj kohe, Agim Cana dhe Edmond Rugova, lanë pa frymë ekipin serb.

Image

Edmond Rugova, Faruk Domi, Fadil Vokrri, Agim Cana e Fadil Muriqi

Cana shënon në minutën e 20-të dhe Rugova në atë të 32-tën. Kjo fitore i kishte dhënë hov Prishtinës, për faktin se e kishin mposhtur njërin nga rivalët që kërkonte kreun e tabelës. 

Image

Faton Domi dhe Faruk Domi

Pas javës së 19-të, Teteksi i Tetovës printe me 26 pikë, duke lënë pas Prishtinën me 25, Sutjeskën e Nikshiqit 25, Trepçën e Mitrovicës 23, Pelisterin e Manastirit 22, Borin 22 etj. Në fund të kampionatit, Prishtina shpallet kampione e ligës së dytë me gjithsej 49 pikë dhe ngritët për herë të parë në rangun më të lartë federativ të atij shtetit që nuk ekziston më.

Me 13 mars, viti 1982, Prishtina-Bori 2:0
Stadiumi në Prishtinë.
Shikues 12.000.
Gjyqtar: Stoiçeviq.
Shënues Agim Cana (20') e Edmond Rugova (32').
Prishtina: Kosta Llalliq, Shefqet Sinani, Faton Domi, Ramadan Cimili, Petre Gruevski, Danillo Mandiq, Edmond Rugova, Faruk Domi, Fadil Vokrri, Agim Cana dhe Fadil Muriqi.
Bori: Brankoviq, Jankoviq, Angjellkoviq, Zhivaleviq, Popoviq (Bjeliq), Markoviq, Joka (Vlladiq), Ivanov, Banduka, Zhivkoviq dhe Mitiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat