Reali dhe Juventusi eliminohen! Juves nuk i mjaftojnë as golat e Ronaldos, City e Lyoni në festë

Futboll

Reali dhe Juventusi eliminohen! Juves nuk i mjaftojnë as golat e Ronaldos, City e Lyoni në festë

Nga: Kemajl Goca Më: 7 gusht 2020 Në ora: 21:35
Manchester City - Real Madrid

(E plotësuar) - Manchester City kualifikohet në çerekfinale të Champions League. Skuadra e Manchester Cityt shënon fitore me rezultat 2:1 kundër Real Madridit, në takimin e kthimit që u zhvillua në stadiumin “Etihad.

Futbollisti Varane ka bërë gabime të pafalshme dhe këto gabime i ka shfrytëzuar më së miri ekipi anglez, duke shënuar fitore me rezultat 2:1. 

Futbollistët Raheem Sterling e Gagriel Jesus janë protagonistët e fitores së madhe.  City edhe takimin e parë e ka fituar me 2:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 4:2 kualifikohet më tej.

Në minutën e 9-të, Raheem Sterling shfrytëzoi një gabim të portierit dhe shënon për 1:0, ndërsa Karim Benzema nga afërsia shënon me kokë, duke barazuar shifrat (1:1) në minutën e 28-të.  Futbollisti Varane gabon, ndërsa Jesus nuk e fali dhe shënon për fitoren (2:1) e Cityt në minutën e 68-të.

Image

Juventusi eliminohet nga Lyoni. Juves nuk i mjaftoi fitorja 2:1 ndaj Lyonit, për faktin se takimin e parë e ka humbur me 1:0 në Lyon. Goli si mysafirë ka vlerën e dyfishtë.

Nuk mjaftuan as dy golat e Cristiano Ronaldos, të parin e ka shënuar nga penalltia në minutën e 43-të, ndërsa në minutën e 60-të realizoi gol të bukur nga rreth 23 metra në këndin e majtë të portës së skuadrës franceze.

Image

Depay shënon nga penalltia në minutën e 12-të për Lyonin, gol që rezultoi shumë domethënës dhe që i kualifikoi. Manchester City dhe Lyoni kualifikohen në gjysmëfinale.

79' Sterling dhe Jesus janë hero të epërsisë së Manchester Cityt.

Image

74' Reali shumë afër eliminimit.

68'  Gabriel Jesus në formë të lartë, shënon për 2:1 për Manchester Cityn. Sërish Mbrojtja e Realit gaboi dhe Jesus nuk fali.  

60' Ronaldo, e kush tjetër, shënon për rezultatin 2:1 të Juventusit.

Ronaldo shënoi supergol nga rreth 22-23 metra, duke lënë të shtangur portierin Lopes.
58' Juventusi vetëm fitorja 3:1 e dërgon më tej, ndërsa Reali kërkon epërsinë dhe pastaj edhe kualifikimin. 

48' Neshje të mira si në Torino si në Manchester.

Përfundojnë pjesët e para.

44' Cristiano Ronaldo shënon nga penalltia, 1:1.

40' Juve është në presion.

37' Reali kërkon golin e epërsisë. 

33' Ndeshje mjaft të mira.

29' Karim Benzema me kokë shënon për rezultatin 1:1.

28' Reali në presion të rezultatit sikurse edhe Juventusi! 

25' Aouar i Lyonit është ndëshkuar me karton të verdhë.

22' Ronaldo dhe Higuain me Juventusin kërkojnë me këmbëngulje barazimin, ndërsa në Etihad City po avancon me 1:0. 

16' Real Madridi dhe Juventusi janë në një situatë shumë të vështirë, për faktin se madrilëneve iu duhet fitorja me 3:1 që të shkojnë më tej sikurse edhe Juventusit. 

12' Memphis Depay kalon në epërsi Lyonin. Vendasit shkaktojnë penallti, ndërsa Depay ka qenë i saktë nga penalltia, 0:1.

9' Manchester City po e tregon forcën kundër Reaë Madridit. Futbollisti Raheem Sterling shënon për epërsinë e Manchester Cityt, 1:0.   Portieri Courtois gaboi në pasim të topit dhe kjo i kushtoi shtrenjtë.

Image

6' Reali kërkon me ngulm ta anulojë epërsinë e sfidës së parë dhe vetëm fitorja me 2:0 e dërgon më tutje.

3' Nuk ka gola as në Torino dhe as në Manchester.

 Fillojnë ndeshjet.

Manchester City synon ta ruajë epërsinë (2:1) e krijuar në ‘Santiago Bernabeu’ kundër Real Madridit dhe të kualifikohet në çerekfinale të Champions League në futboll. 

Ndërsa Juventusi në Torino kërkon fitore dhe të përmbys humbjen me 1:0 nga Lyoni. 

Reali është para sfidës shumë të vështirë, të jesh apo të mos jesh, sikur edhe Juve ndaj Lyonit.

Trajneri i Realit Zinedine Zidane do të synojë përmbysjen ndaj Cityt të Guardiolës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat