Setien: Nuk e kam menduar se ndeshja kundër Napoli do të jetë e fundit për mua

Futboll

Setien: Nuk e kam menduar se ndeshja kundër Napoli do të jetë e fundit për mua

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 21:02
Quique Setien

Quique Setien vazhdon të pyetet për të ardhmen e tij.

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, thuhet se mund të shkarkohet nga posti i trajnerit qysh pas ndeshjes kundër Napoli.

I pyetur nëse mendon se kjo do të jetë ndeshja e tij e fundit, Setien ka dhënë përgjigje të qartë.

“Nuk më ka shkuar në mendje asnjëherë se ndeshja e nesërme mund të jetë e fundit për mua”, ka thënë Setien.

“Ne jemi përgatitur për ndeshjen duke menduar se do të vazhdojmë”, ka shtuar trajneri.

Në rast dështimi kundër Napoli, gjasat janë maksimale që Setien të pushohet nga puna e trajnerit të Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat