Telashe për PSG, pas Mbappe e Verrati-t një tjetër futbollist titullar dëmtohet

Futboll

Telashe për PSG, pas Mbappe e Verrati-t një tjetër futbollist titullar dëmtohet

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 22:03
Kjo sepse përveç Angel Di Marias që është i pezulluar, i janë dëmtuar edhe futbollistë si Kylian Mbappe e Marco Verratti.

Paris Saint Germain do të përballet me Atalantën më datën 12 gusht në Lisbonë, në sfidën e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, ndërsa për trajnerin Thomas Tuchel shtohen telashet nga dita në ditë.

Kjo sepse përveç Angel Di Marias që është i pezulluar, i janë dëmtuar edhe futbollistë si Kylian Mbappe e Marco Verratti, emra me mjaft peshë në formacionin e klubit kryeqytetas, ndërsa shanset e rikuperimit, sidomos për francezin janë minimale.

Së fundi, sipas mediave franceze, është dëmtuar edhe mbrojtësi anësor gjerman Thilo Kerher, i cili ka pësuar një frakturë në një kockë afër veshit dhe në dy ditët e fundit nuk është stërvitur me skuadrën.

Infermieria e klubit kampion të Francës po lufton me kohën për të provuar të sjellë në formë optimale sa më shumë futbollistë të skuadrës, por gjasat janë që përballjen me Atalantën, Tuchel ta përgatisë pa një pjesë të mirë të titullarëve të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat