Para lamtumirës

Futboll

Para lamtumirës

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 11:30
Pjaniç

Miralem Pjaniç luajti ndeshjen e 178 dhe të fundit me Juventusin mbrëmjen e djeshme përballë Lyonit, pasi tani do të niset me pushime, për t’u kthyer më pas me fanellën e Barcelonës, skuadër që ka blerë kartonin e tij.

Mesfushori boshnjak qëndroi në fushën e lojës për 60 minuta dhe ishte i pari që u zëvendësua nga Sarri menjëherë pas golit të avantazhit, për t’i lënë vendin uellsianin Aron Ramsey, ndërsa në përfundim të ndeshjes nuk i kurseu “thumbat” për bardhezinjtë.

“Është një zhgënjim i madh, pasi mund të kishim bërë më mirë dhe duhej të kishim kaluar patjetër këtë tur. Bëmë maksimumin, por nuk ia dolëm dhe ky eliminim na lë një shije të hidhur. Jo për të zhvlerësuar titullin e 9 radhazi, por ky klub duhet të ketë ambicie për shumë më tepër dhe vitet e tjera kemi bërë shumë më mirë”, u shpreh boshnjaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat