Shabani habit nga Zvicra: Jam i trishtuar!

Futboll

Shabani habit nga Zvicra: Jam i trishtuar!

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 18:09
Shabani habit nga Zvicra: Jam i trishtuar!

Zhvillime të jashtëzakonshme në Nyon të Zvicrës, ku Drita tani do të duhej të ishte në fushë duke u përballur me Inter d’Escaldes, në kërkim të biletës për finalen e fazës preliminare të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësi Fidan Gërbeshi ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19 para ndeshjes, derisa bashkë me të është izoluar edhe Bujar Shabani.

Mesfushori nuk ka dalë pozitiv, mirëpo për shkak të kontaktit me Gërbeshin, UEFA ka udhëzuar vetizolimin e tij.

Në një prononcim për gazetën, Shabani ndihet i trishtuar që s’mund të ndihmojë ekipin në një ndeshje kaq të rëndësishme.

“Jam i trishtuar. Po ndihem shumë keq. Shpresoj që kjo situatë të kalojë sa më shpejtë dhe skuadra të kalojë këtë raund të garave”, deklaroi Shabani për Olle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat