Sjellje e çuditshme e lojtarëve të Juventus pas shkarkimit të Maurizio Sarri

Futboll

Sjellje e çuditshme e lojtarëve të Juventus pas shkarkimit të Maurizio Sarri

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 18:36
Sarri

Maurizio Sarri është shkarkuar sot nga posti i trajnerit të Juventus.

Dështimi i Juves në Ligën e Kampionëve i ka kushtuar trajnerit Sarri me vendin e punës.

Sot gjatë ditës është njoftuar për shkarkimin e Maurizio Sarri. Në gjithë këto ndodhi, është sjellja e lojtarëve të Juventus ajo që tërheq vëmendje.

Asnjë nga lojtarët e Juventus akoma nuk ka reaguar për shkarkimin e Sarri, përcjell lajmi.net. Miralem Pjanic dhe Leonardo Bonucci kanë shkruar gjëra të tjera, por nuk kanë përmendur Sarrin.

Në anën tjetër, vëmendje tërheqin edhe tri ‘pëlqime’ në postimin e klubit për shkarkimin e trajnerit.

Janë emrat e Emre Can, Mario Mandzukic e Douglas Costa që kanë pëlqyer njoftimin për shkarkimin e trajnerit.

Kujtojmë se Can dhe Mandzukic largoheshin nga Juve gjatë kohës sa Sarri ishte aty, kurse Costa është akoma ‘Biankoneri’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat