Edhe Pirlo në listë

Futboll

Edhe Pirlo në listë

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 18:46
Edhe Pirlo në listë

Andrea Pirlo është njëri prej emrave të mundshëm në listën e zëvendësuesve të Maurizio Sarrit te Juventusi, raporton “Sky Sport Italia”.

Sarri u shkarkua sot nga gjiganti torinez pas dështimit në Ligën e Kampionëve.

Sarri gjatë këtij viti kishte dështuar edhe në Superkupën e Italisë duke u mposhtur nga Lazio dhe në finalen e Kupës së Italisë, ku pësoi disfatë nga Napoli.

Pirlo, i cili së fundmi mori drejtimin e ekipit U-23 të Juventusit, është një opsion për rolin e trajnerit te torinezët.

Ndërkohë, Simone Inzaghi dhe Mauricio Pochettino janë emrat e tjerë të përmendur si zëvendësues të mundshëm të Sarrit, i cili largohet pas vetëm një edicioni në krye të Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat