Mos u habitni, ja kush ka qenë Afrim Tovërlani në vitet e 80-ta! - Bota Sot
Mos u habitni, ja kush ka qenë Afrim Tovërlani në vitet e 80-ta!

Futboll

Mos u habitni, ja kush ka qenë Afrim Tovërlani në vitet e 80-ta!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 gusht 2020 Në ora: 19:23
Mos u habitni, ja kush ka qenë Afrim Tovërlani në vitet e 80-ta!

Vitet e 80-ta vlerësohen si vitet më të arta të sportit të Republikës së Kosovës, ku u arritën rezultate të bujshme në shumicën e sporteve në ish shtetin që nuk ekziston më, Jugosllavia!

Afrim Tovërlani sot është kryetrajner i Feronikelit nga Drenasi dhe është trajneri më i trofeshëm në vitet e pasluftës.   Tovërlani qysh në moshën më të re,  si juniorë ka qenë në ekipin e parë të Prishtinës së gjeneratës së artë të kapitenit Fadil Vokrri!

Në moshën 18-vjeçare të luash në ligën ndër më të forta në botë dhe kundër skuadrave të mëdha, ka qenë mesele në vete!

Tovërlani ka luajtur përkrah Fadil Vokrrit, Fadil Muriqit,  Kujtim Shalës, Sahit Kelmendit, Neshet Zhavelit, Rade Zallad, Shukri Paçaradës, Arbnor Morinës etj. 

Image

Me 30 mars të vitit 1986, ka luajtur në petkun e Prishtinës, mbi 30 mijë shikues në stadium dhe tre golat e Fadil Muriqit e mposhtën me 3:2 Velezhin e Mostarit.  Më poshtë shikoni përbërjet e Prishtinës, kur Tovërlani ka luajtur në elitën e futbollit ish jugosllav.

Me 30 mars 1986, java e 22-të
PRISHTINA-VELEZHI 3:2

Stadiumi në Prishtinë.
Shikues: 30.000.
Shënues: Fadil Muriqi (15', 37', 50') - P. Juriç (18') e Tuce (79').
Gjyqtarë: Zoran Petroviqi nga Beogradi, Jordan Markovski (Kavadari), Sreten Badakoviq (Nishi).
Kartonat e verdhë: Prekazi - P. Juriç, G. Juriç. 
Prishtina: Neshet Zhaveli 7, Xhevdet Muriqi 7, Faton Domi 6, Sahit Kelmendi 7, Skënder Shengyli 8, Rifat Mehinoviq 7, Suad Koliq 6 (AFRIM TOVËRLANI), Rafet Prekazi 6, Rexhep Gaxholli 6, (Zoran Llukiq 6), Fadil Muriqi 10 dhe Miodrag Çirkoviq 7.
Velezhi: Petranoviq 7, Haxhiabdiq 7, G. Juriq 7, Kallajxhiq 4 (Gudel), Matijeviq 7, Barbariç 7, Kajtaz 7, Skoçajiq 7 (Popoviq), P. Juriç 5, Karabeg 7 dhe Tuce 7. 

Me 27 prill, 1986, java 26-të
PRISHTINA-ÇELIKU i Zenicës    1:0

Stadiumi në Prishtinë.
Shikues: 20.000.
Gjyqtarë: Salem Proliq (Sarajeva), Petroviq (Beograd), Deniq (Nish).
Shënues: Fadil Muriqi (33'-nga penalltia).
Kartonat e verdhë: Morina, Çirkoviq - Gabriq, Ratkoviq, Zukanoviq.
karton i kuq: Zukanoviq (28').
Prishtina: Rade Zallad 7, Xhevdet Muriqi 6, Arbnor Morina 8, Favzi Rama 7, Skënder Shengyli 7, Rifat Mehinoviq 6, Kujtim Shala 5 (AFRIM TOVËRLANI), Rafet Prekazi 5 (Arsim Meha), Fadil Vokrri 6, Fadil Muriqi 6 dhe Miodrag Çirkoviq 5.
Çeliku: Gabriq 7, Gjurgjeviq 6, Ratkoviq 5, Grandiçiq 6 (Fillesh), Memiq 6, Zukanoviq 5, Milidrag 6, Beshiq 7, Nestoroviq 5 (Fallak), Mujiçiq 5 dhe Haxhiosmanoviq 6. 

Image

ME 24 GUSHT, 1986 – java e 3-të
PRISHTINA-VARDARI i Shkupit 1:3

Stadiumi në Prishtinë.
Shikues: 12.000.
Gjyqtarë: Vaso Vujoviq (Cetina), Radoviq (Beograd), Grabaçiq (Përçanj).
Shënues: Kujtim Shala (88'-nga penalltia) - Pançev (28' e 33'), Trajçevski (84').
Kartona të verdhë: Stanojkoviq, Najdovski.
Prishtina: Darko Bellojeviq 4, Arsim Gashi 5, Faton Domi 5, Gani Llapashtica 5, Skënder Shengyli 6, Muhamed Kolenoviq 6, Kujtim Shala 5, Sahit Kelmendi 5, Muharrem Sahiti 5, Fadil Berisha 5 dhe Suad Koliq 5 (AFRIM TOVËRLANI).
Vardari: Llazarov 7, Stanojlkoviq 7, Simonovski 7, Kanatllarovski 7, Janevski 7, Najdovski 8, Avramovski 7 (Babunski), Trajçevski 7, Pançev 8 (Todorovski), Savevski 7 dhe Petrov 7.  

Image

Me 16 nëntor 1986, java e 13-të

PRISHTINA-RIJEKA 3:1
Stadiumi në Prishtinë.
Shikues: 12.000.
Gjyqtarë: Nikolla Roganoviq (Zrenjanin), Mateo Beusan (Dubrovnik), Risto Budalevski (Shkup).
Shënues: Fadil Muriqi (9'), Sahit Kelmendi (73' e 86'),  - Skënder Shengyli (35'-autogol)
Kartonat e verdhë: Stankoviq - Jellaçiq e Materlani.
kartoni i kuq: (Vujiçiq 45'). 
Prishtina: Rade Stevanoviq 7, Arbnor Morina 6, Shefqet Sinani 7, Gani Llapashtica 7, Skënder Shengyli 6, Muhamed Kolenoviq 7, AFRIM TOVËRLANI 5 (Goran Popuvac), Sahit Kelmendi 7, Boban Stankoviq 6, Fadil Muriqi 6 dhe Stojimir Urosheviq 6.
Rijeka: Ravniq 5, Jellaviq 6,  Milenkoviq 7, Kotur 7, Paliska 6, Sredojeviq 6, Jankoviq 6, Radmanoviq 6 (Strukar), Materlan 5 (Valençiq), Shkerjanc 5 dhe Vujiçiq 5. 

Image

19 tetor 1986, java e  11-të
PRISHTINA-SLLOBODA e Tuzllës 2:0

Stadiumi i Prishtinës, shikues 10.000.
Gjyqtarë: Bllazhko Zuber i Baçka Topollës, Vujoviq (Cetina) e Kallajxhiq (Mostari).
Shënues: Kujtim Shala (54'-nga penalltia), Muharrem Sahiti (80').
Prishtina: Rade Stevanoviq 7, Arbnor Morina 6, Shefqet Sinani 8, Gani Llapashtica 7, Skënder Shengyli 7, Muhamed Kolenoviq 7, Kujtim Shala 7,  Kujtim Lleshi 5 (Boban Stankoviq 6), Muharrem Sahiti 7, Fadil Muriqi 6 dhe Fadil Berisha 5 (AFRIM TOVËRLANI 6).
Slloboda: Haxhiq 6, Sadikoviq 6, Toçiq 6, Ibriq 7, Memisheviq 7, Gradasheviq 6, Smajloviq 6 (Kostiq), Gogiq 7, Beshireviq 6, Llukiq 6 dhe Kraishnik 6 (Jugvaçiq).

Me 30 nëntor 1986, java e 15-të
PRISHTINA-ZHELEZNIÇARI i Sarajevës 4:4

Stadiumi në Prishtinë.
Shikues: 15.000.
Gjyqtarë: Zoran Petroviq (Beograd), Magjoski (Prilep), Llaziq (Kulla).
Shënues: Mensur Nexhipi (20', 23', 62'-nga penalltia), Muharrem Sahiti (34')-Pavlloviq (13'), Baliq (35' e 60'), Jankoviq (43').
Kartoni i verdhë: Kujtim Shala.
Prishtina: Rade Stevanoviq 5, Arbnor Morina 6, AFRIM TOVËRLANI 5, (Faton Domi 6), Boban Stankoviq 7, Skënder Shengyli 6, Muhamed Kolenoviq 6, Mensur Nexhipi 8, Sahit Kelmendi 6, Kujtim Shala 6, Fadil Muriqi 7 dhe Muharrem Sahiti 6 (Miodrag Çirkoviq 6).
Zjelezniçari: Shkërba 7, Ivanoviq 6, Baliq 8, Shabanhaxhoviq 6, Komshiq 6, Vërlasheviq 6, Jankoviq 6, Pavlloviq 6, Ninkoviq 6, Çuriç 6 dhe Milanoviq 6 (Gavrilloviq).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat