Lampard: Duhet të kemi vetëbesim

Futboll

Lampard: Duhet të kemi vetëbesim

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 19:43
Lampard: Duhet të kemi vetëbesim

Frank Lampard ka treguar çfarë duhet të bëjë skuadra e tij për të arritur mrekullinë.

Chelsea ka nevojë për një mrekulli në ‘Allianz Arena’, pasi shkojnë atje për të përmbysur disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë.

Para kësaj ndeshje, disa fjalë ka thënë Frank Lampard, i cili pret nga lojtarët të luajnë me vetbesim dhe të mbrohen mirë.

"Ka të bëjë me atë se çfarë lojtarët bëjnë këtë ditë. Do të provoj të jem pozitiv me ta, t’i inspiroj ata për diçka speciale", ka thënë Lampard.

"Nuk jemi mbrojtur mirë në ‘Stamford Bridge’, prandaj kemi pësuar tri gola në një periudhë të shkurtër kohore. Ne duhet të kemi vetbesim kur qarkullojmë topin, pasi kështu hapim probleme për ta. Na duhet loja më e mirë për të përmbysur gjërat", ka shtuar anglezi.

Chelsea do të jetë me shumë mungesa në përballjen kundër Bayern, duke bërë që praktikisht të duket e pamundur një përmbysje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat