Shkarkimi i Sarrit do t’i kushtojë 20 milionë euro Juventusit

Futboll

Shkarkimi i Sarrit do t’i kushtojë 20 milionë euro Juventusit

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 20:20
Maurizio Sarri

Juventusi ka shkarkuar nga detyra Maurizio Sarrin, i cili bëhet trajneri i dytë që shkarkohet pas fitimit të titullit në Serie A, por vendimi për largimin e tij do t’i kushtojë klubit italian plot 20 milionë euro.

Pasi Max Allegri u pushua nga puna vitin e kaluar, pavarësisht se u bë trajneri i parë që siguroi pesë tituj radhazi në Serie A, Sarri gjithashtu është zyrtarizuar si i larguar këtë pasdite.

Ndërsa Allegri kishte akoma një vit nga kontrata e tij dhe për këtë arsye ishte paguar për të prishur kontratën për sezonin e fundit, situata me Sarrin është ndryshe.

Ish-trajneri i Napolit dhe Chelseat është i lidhur me Juventusin deri në qershor të vitit 2022, duke fituar një pagë në vlerë prej 5.5 milionë euro neto në sezon.

Nëse kontrata nuk përfundon me pëlqimin e ndërsjellë, atëherë Juve duhet të paguajë 11 milionë euro neto për dy vitet e Sarrit apo 20.3 milionë euro bruto.

I gjithë stafi i tij u shkarkua gjithashtu si pjesë e revolucionit të fundit në Torino, ndërsa edhe largimi i tyre do t’i kushtojë arkave të Zonjës së Vjetër.

Ndryshe, tashmë veçse kanë dalë emrat e mundshëm për ta pasuar Sarrin në Allianz Stadium, ku më të përfolurit janë Gianpiero Gasperini dhe Mauricio Pochettino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat