Mehmet Haxhani – trajner i shquar në Gjeneratën e Republikës 

Futboll

Mehmet Haxhani – trajner i shquar në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 gusht 2020 Në ora: 20:48
Mehmet Haxhani – trajner i shquar në Gjeneratën e Republikës 

Edhe boksi si shumë sporte tjera i ka zhvilluar me sukses garat në vitet e 90-ta (1991-1999).

Vitet e 90-ta, padyshim se  ka qenë periudha më e errtë për popullin shqiptarë të Kosovës, të cilët u terrorizuan nga makineria e pushtuesit serb.

Mehmet Haxhani i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë prej trajnerëve më të shquar të boksit. 
Haxhani ka dhënë kontribut të madh për zhvillimin e boksit në rrethana dhe kushte shumë të rënda. 

Ai nuk u ndal në asnjë moment përkundër shantazheve dhe kërcënimeve që i vinin nga kuzhina e Beogradit. 

Haxhani me një armatë sportistësh me sukses ia dolën që t’i zhvillojnë garat në kuadër të Republikës së Kosovës dhe iu kundërvunë fuqishëm agresorit serb.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat