Pas afrikanit edhe një brazilian të Arbëria e Dobrajës 

Futboll

Pas afrikanit edhe një brazilian të Arbëria e Dobrajës 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 gusht 2020 Në ora: 22:02
Pas afrikanit edhe një brazilian të Arbëria e Dobrajës 

Pas afrikanit Destin Prince-Loïc Mambouana Arbërisë së Dobrajës së Madhe i bashkohet edhe braziliani Bruno Arrabal.   

Arbëria synon të sjell sa më shumë futbollistë dhe të jetë sa më e fortë për Superligën e Kosovës, skuadër që ka kryetrajner Arbnor Morinën.
“Mirësevjen Bruno Arrabal.

KF Arbëria ka arritur marrëveshjen e radhës me brazilianin Bruno Arrabal!
Arrabal vjen nga KF Burgan skuadër kjo e cila garon në Kuvajt. 

Arrabal një lojtar profesional, me përvojë të jashtëzakonshme, përfaqësonte skuadra të shumta si: Remo, Caxias, Tupi, Mirim, Ethnikos, Kamza dhe së fundi skuadren Burgan.

Arrabal do ta bart fanellën e kuqe të KF Arbëria në rolin e mesfushorit.
Kryesia KF Arbëria dhe lojtari Bruno Arrabal u dakorduan në më të mirën e tyre dhe në arritjen e objektivave të klubit”, njofton Arbëria.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat